Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka anuluar vizitën zyrtare në Austri. Rama ishte planifikuar të takohej të hënën me kancelarin e Austrisë, Christian Stocker. 

Lajmin për anulimin e vizitës e ka bërë portali austriak “Ots.at”, por e ka konfirmuar edhe Kryeministria e Shqipërisë. 

Anulimi vjen pas situatës së tensionuar në Shqipëri, ku protestat e dhunshme kanë hyrë në ditën e gjashtë. 

Tubimet në Tiranë janë shoqëruar me përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit, si dhe me incidente pranë institucioneve shtetërore dhe selisë së Partisë Socialiste.