Kreu i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka reaguar pasi të premten ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka prere shiritin e një rruge në kryeqytet, duke thënë se është projekt i financuar nga Qeveria.

Rama ka treguar se 1 milion e 650 mijë euro për projektin janë ndarë nga Komuna e Prishtinës, derisa Ministria nga 1.5 milion euro sa ka pasur të planifikuara për tri vite ka realizuar vetëm 600 mijë euro për vitet 2024-25 dhe në vitin 2026 s’ka dhënë asnjë euro.

“Pas gjashtë vitesh pushtet, kur bilanci i “veprave kapitale” vazhdon të identifikohet me “vadën e Lupçit”, nuk është çudi që kanë zbrit në Prishtinë për të prerë shiritat e projekteve komunale”, ka shkruar Rama përmes një postimi në Facebook.

Reagimi i plotë:

BILANCI I QEVERISË KURTI PAS 6 VJETËVE: “VADJA E LUPÇIT” DHE SHIRITAT E PROJEKTEVE TË PRISHTINËS!

Ministri e paska pre shiritin e një rruge LOKALE që është projekt, menaxhim dhe marrëdhënie kontraktuale mes Komunës së Prishtinës dhe operatorit ekonomik.

Në mungesë të projekteve të veta, Qeveria ka zgjedhur të bëjë spektakël politik qesharak me një projekt që i takon Kryeqytetit, ndërsa Ministria është veç bashkëfinancuese dhe atë me një pjesëmarrje më të vogël se vetë Komuna.

Financimi është si vijon:

* Komuna e Prishtinës: 1,650,000.00 €

* Ministria: 1,500,000.00 € (të planifikuara për vitet 2024, 2025 dhe 2026)

PRA, KRYEQYTETI ËSHTË INVESTITORI DHE PËRGJEGJËSI KRYESOR I KËTIJ PROJEKTI.

Madje, deri më tani Ministria ka realizuar vetëm rreth 600,000.00 € pagesa për vitet 2024-25, ndërsa për vitin 2026 nuk ka paguar ende ASNJË euro.

Bashkëngjitur i keni faktet: kontrata është e Komunës, investitori kryesor është Komuna dhe përgjegjësia për realizimin e projektit i takon Komunës së Prishtinës.

Pas gjashtë vitesh pushtet, kur bilanci i “veprave kapitale” vazhdon të identifikohet me “vadën e Lupçit”, nuk është çudi që kanë zbrit në Prishtinë për të prerë shiritat e projekteve komunale.

Të dashur ministra, nëse keni kaq shumë kureshtje dhe qejf me pa qysh është me pre shirita, veç kallxoni! Ju thërrasim