Me praninë e Presidentit të Turqisë, Rerxhep Taip Erdogan, i cili është edhe financuesi kryesor i xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, pasditen e kësaj të enjteje është bërë inaugurimi i këtij objekti kulti.

Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama tha se përfundimi dhe hapja e kësaj xhamie tani i jep domethënie katrorit  të katër faltoreve të kryeqytetit, duke përmbyllur kështu skicën e flamurit shpirtëror.

“Xhamia e Namazgjasë është tani një vend i shenjtë”, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke shprehur mirënjohjen për komuniteti mysliman turk, i cili mundësoi mjetet për komunitetin shqiptar që kjo xhami të ndërtohej.

Rama tha se ndër breza do të flitet për lidhjen e pazgjidhshme që ekziston mes Shqiëprisë dhe Turqisë mike.

“Kjo xhami i jep domethënien katrotit të katër faltoreve të kryeqytetit duke e përmbyllur skicën e këtij flamuri shpirtëror. Flamur që lind Shënd Kostandinin, pajton islamin dhe krishtërimin, shpall midis feve vëllazërimin, flamur bujar për njerëzimin. Si çdo faltore tjetër e këtij vendi ku gjen paqe çdo shqiptar që i falet zotit të vet, kjo xhami e Namazgjasë është tani një vend i shenjtë. Këtij vendi nuk mund t’i këndohet sot më mirë se sa në shqipen e Haxhi Afiz Ibrahim Dalliu.

Le të hyjmë sot këtu me këmbën e mbarë dhe me fjalën në ungjill të Isait “Paqja e Zotit qoftë me të”. Në shtëpinë e madhe të Atit ka banesa të shumta. Faleminderit dhe mirënjohje zoti President i Turqisë, miku im gjithnjë i mirëseardhur në Shqipëri. Në shtëpinë tonë të vogël ku ka banesa të shumta, për përkushtimin tënd vëllazëror për t’iu përgjigjur lutjeve të komunitetit mysliman shqiptar, duke u bërë zëri i thirrjes për komunitetin mysliman turk i cili i dha bashkësisë shqiptare mjetet e nevojshme për ndërtimin e kësaj xhamie, e cila ndër breza do ta dëshmojë gjestin tuaj dhe do t’i flasë për lidhjen mes dy vendeve tona. U priftë e mbara në familjet e tyre të gjitha familjeve myslimane në Shqipëri. Zoti e Bekoftë Shqipërinë dhe na ndihmoftë në rrugën tonë pa kthim drejt majës ku duam dhe do ta ngjisim flamurin e Skënderbetut dhe Ismail Qemalit”, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.