Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestën qytetare, teksa shkruan se qëllimet e mira nuk mjaftojnë nëse nuk mbështeten te faktet, arsyeja dhe dialogu.

Duke iu referuar shprehjes “Rruga për në ferr është e shtruar me qëllime të mira”, ai thotë se kauzat, sado fisnike të jenë, mund të marrin drejtim të gabuar kur shkëputen nga realiteti dhe refuzojnë debatimin mbi faktet.

Lidhur me protestën, kryeministri Rama shpreh mirëkuptim për qytetarët që janë mobilizuar nga shqetësimi për mbrojtjen e natyrës, të cilët i simbolizon me “flamingot rozë”.

Ai thotë se respekton shqetësimet e tyre dhe i konsideron të sinqerta, por i kritikon sepse, sipas tij, nuk pranojnë të dëgjojnë argumentet, ekspertët dhe institucionet për të diskutuar zgjidhjet.

Nga ana tjetër, Rama përdor metaforat “sorra” dhe “korba” për të përshkruar aktorët politikë ose grupet që, sipas tij, ushqehen me zhurmë, shpifje, teori konspirative dhe refuzim të fakteve, duke shtuar se ata po përpiqen të përdorin protestuesit për qëllime politike.

The post Rama reagon për protestën në bulevard: Rruga për në ferr është e shtruar me qëllime të mira appeared first on Alsat.