Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se është “diçka e sëmurë” vendosja e çështjeve bilaterale në bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, përcjell TV21. Duke e komentuar rastin e Maqedonisë së Veriut, Rama tha se pengesat e vendosura nga Bullgaria dhe Greqia ndaj RMV-së, kanë dëmtuar të gjithë rajonin.
“Duke e ndaluar Maqedoninë, pastaj Maqedoninë e Veriut, shpresoj që nuk do të ketë Maqedoni të jugut, për ta bërë këtë, ishte dëm i madh ndaj një kombi, dëm i madh ndaj njerëzve, dëm i madh ndaj rajonit tonë. E dua Aleksandin e Madh, të gjithë e duam Aleksandrin e Madh, por nuk më intereson, nuk më intereson se ku ka lindur dhe nuk pretendoj të marrë pjesën si shqiptar në gjenet e tij. Tashmë kemi shqiptarë që pretendojnë se Napoleoni ishte shqiptar, doni që të hap problem bilateral me Francën për këtë? Sepse pastaj do të hapet debat nga Korsika, dhe nuk do të mbarojë. Ajnshtajni ishte shqiptar, e di…çfarë të bëjmë, ju lutem, duhet të jemi seriozë”, shtoi Rama./tv21.tv
