Gjatë vizitës së tij në Doha, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Qatar Airways, Badr Mohammed Al-Meer.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, teksa ndan pamje nga takimi, Rama bën me dije se së bashku me Mohammed Al-Meer kanë biseduar për futjen e kësaj kompanie në Shqipëri për realizimin së shpejti të fluturimeve të Qatar Airways për Tiranë.

“Kryeministri Edi Rama Doha, Katar – Me Drejtorin e Përgjithshëm të Qatar Airways, Ing. Badr Mohammed Al-Meer, folëm për hyrjen e kompanisë prestigjioze në Shqipëri dhe ishallah do të kemi së shpejti fluturimet e Qatar Airways për Tiranë”, shkruan Kryeministri Rama.