Ka vijuar në Tiranë turneu “Ranking Series Muhamed Malo” në sportin e mundjes, event i organizuar nga Federata Shqiptare e Mundjes. Rreth 900 mundës janë pjesëmarrës në këtë turne që po zhvillohet në mjediset e sallës “Feti Borova”.

Në sfidat e sotme, ka garuar mundësja e vetme shqiptare Albina Drazhi. Ajo garoi në peshën 68kg dhe nuk pati sukses. Që në sfidën e parë, ajo u mund 10-0 nga suedezja Tindra Sjoeberg, duke u eliminuar që në start.

Në stilin greko-romak për meshkuj, në peshën 77kg, garoi mundësi Klodjan Shehu. Ai u mund 9-0 në duelin e parë nga indiani Nishant Phogat, duke u eliminuar.

Në stilin e lirë, në peshën 92kg, garoi Albin Peposhi. Në duelin e parë, ai u mund 10-0 nga gjeorgjiani Miriani Maisuradze, por u ripeshkua. Në duelin e dytë, Peposhi u mund 7-3 nga kazaku Azamat Dauletbekov, duke u eliminuar.

Në peshën 86kg, mundësi Ibrahim Sula u mund 10-0 nga turku Osman Gocen, duke u eliminuar. Në fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e fundit të stilit greko-romak. Deri më tani, Shqipëria ka fituar një medalje të bronztë me Zelimkhan Abakarov.

The post “Ranking Series Muhamed Malo”/ Mundësit kuqezinj larg zonës së medaljeve, humbasin që në start appeared first on Telesport.