Në “Estadio de la Ceramica”, Barcelona po përballet në transfertë ndaj Villarreal. Pjesa e parë është mbyllur 0-1 për katalanasit, falë penalltisë së ekzekutuar saktë nga Rpahinha.

Ishte vetë braziliani që e fitoi penalltinë në minutën e 11-të, pas një kontakti në zonë me Santi Comesana. Nuk ka vend për dyshime, arbitri tregon gishtin nga pika e bardhë e penalltisë, Raphinha dërgon topin në rrjetë.

Raphinha shënon golin e 7-të për këtë sezon në La Liga, duke ditur se ka qëndruar mbi 1 muaj jashtë fushave të lojës për shkak dëmtimi. Javën e fundit braziliani ka qenë protagonist pasi u la jashtë formacionit më të mirë të vitit nga FIFA, duke ditur që sezonin e kaluar ka qenë spektakolar.

Vetë Raphinha reagoi përmes një sërë postimesh në rrjetet e tij sociale, duke publikuar arritjet dhe rekordit e këtij viti kalendarik. Goli i sotëm, tregon ecurinë e mirë të brazilianit për këtë vit dhe arsyen pse e meritonte të ishte pjesë e formacionit të vitit.

Në minutën e 39-të, Villarreal mbetet me 10 lojtarë, pasi Renato Veiga u ndëshkua direkt me karton të kuq për ndërhyrje rëndë ndaj Lamine Yamal. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Barcelonën.

SHIKOGOLIN

The post Raphinha i tregon FIFA-s që bënë turpin më të madh që e lanë jashtë, Barcelona mjaftohet me golin e brazilianit për pjesën e parë (video) appeared first on Telesport.