Raphinha, në dy ndeshjet e fundit, ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 2 asistime, duke u rikthyer vendimtar pikërisht në momentin kyç të Champions League. Pas paraqitjes ndaj Sevilla, ai ishte protagonist absolut në fitoren historike ndaj Newcastle United, duke marrë pjesë në 4 nga 7 golat e Barcelonës, madje duke zhbllokuar rezultatin në minutën e 5-të.
Performanca e tij kujton ato të Lionel Messit në Champions. 7 vite pas ndeshjes Barcelona–Olympique Lyonnais (5-1, 13 mars 2019), ku Messi mori pjesë në 4 gola, Raphinha përsëriti një ndikim të ngjashëm. Ai shënoi për 1-0, asistoi për Fermín López, dha krosimin nga këndi për golin e Lewandowski dhe mbylli goleadën.
Ai gjithashtu fitoi penalltinë që Yamal e ktheu në gol. Një spektakël që e vendos brazilianin në garë për “Topin e Artë” 2026. Në histori, vetëm Neymar (2016, ndaj Celtic) dhe Messi (5 gola ndaj Bayer Leverkusen, 2012) kanë bërë më shumë. Në këtë edicion, edhe Anthony Gordon dhe Kylian Mbappé kanë prodhuar nga 4 gola në një ndeshje.
Raphinha ka barazuar 12 golat e Yamal si golashënuesi më i mirë i Barcelonës më 2026 dhe pritet të jetë kyç ndaj Atlético Madridit në çerekfinale dhe finishin e La Liga-s.
Pjesëmarrje në gola (gol + asistime)
– Lionel Messi, 5 gola ndaj Bayern Munich më 2012, (7-1)
– Neymar, 1 gol dhe 4 asistime ndaj Celtic më 2016, (7-0)
– Lionel Messi, 2 gola dhe 2 asistime ndaj Olympique Lyonnais më 2019, (5-1)
– Charles De Ketelaere (Atalanta), 2 gola dhe 2 asistime ndaj BSC Young Boys më 2024, (1-6)
– Kylian Mbappé (Real Madrid), 4 gola ndaj Olympiacos më 2025, (3-4)
– Anthony Gordon (Newcastle United), 4 gola ndaj Qarabağ më 2026, (6-1)
The post Raphinha me “valencat” e Leo Messit, braziliani vendos kandidaturën për “Topin e Artë” appeared first on Telesport.
