Raphinha ka zbuluar se gjatë verës së vitit të kaluar kishte menduar ta linte Barcelonën për një ofertë stratosferike nga Arabia Saudite, përpara se Hansi Flick të merrte drejtimin më 2024. Braziliani tha për ESPN: “Oferta nga Arabia Saudite më tërhoqi shumë, do të siguronte jetën time dhe të familjes sime”.

Megjithatë, Flick e bindoi të qëndronte: “Biseduam përmes telefonit dhe gjatë përgatitjeve të sezonit, ai më bëri të qëndroja”. Në sezonin e fundit, Raphinha kontribuoi me 34 gola dhe 26 asistime në 57 ndeshje, duke ndihmuar Barcelonën të fitojë La Liga-n, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës.

Ai theksoi se gjithmonë ka qenë i përkushtuar: “Nuk jam thjesht sulmues, jam lojtar që jap gjithmonë maksimumin. Punoj shumë dhe e ndihmoj ekipin”. Braziliani shtoi se kritikat nuk e kanë ndryshuar: “Di kush jam dhe çfarë kam kaluar për të arritur deri këtu. Opinioni i atyre që nuk më njohin nuk më ndikon”. Raphinha ka rinovuar me Barcelonën deri më 2028 dhe është i fokusuar të japë më të mirën për klubin katalanas.

 

The post Raphinha zbulon: Për Barcelonën refuzova një ofertë që do të më siguronte disa jetë appeared first on Telesport.