Sergio Conceiçao, trajneri i Milanit, foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes kundër Cagliari, e vlefshme për javën e 20-të të Serie A.
Sa e rëndësishme është të qëndroni me këmbë në tokë?
Shumë e rëndësishme. Te Milani nuk mund të punojë dikush që mendon se mjafton të fitojë vetëm Superkupën. E kemi shijuar atë trofe, por jemi 17 pikë pas kryesuesit të renditjes. Një klub me 19 tituj dhe 7 Champions nuk mund të kënaqet vetëm me Superkupën. Për këtë arsye, fokusi është te ndeshja ndaj Cagliarit. Duhet të fitojmë dhe të bindim.
A do të përjetoni emocione?
Më vjen keq për këdo që do të zhgënjehet, por nuk ndiej emocione. Ka adrenalinë të zakonshme në përgatitjen e ndeshjes, por mendja ime është e mbushur me shumë gjëra. Nuk jam gur, por prioriteti im është përgatitja e lojtarëve.
Pse Maignan është kapiten?
Të gjithë duhet të marrin përgjegjësi. Unë jam lideri maksimal i dhomës së zhveshjes, por edhe ata që nuk mbajnë shiritin duhet të kenë përgjegjësi.
Si ju duk performanca e Theo dhe Leao në Riad?
Ndryshimi i stafit teknik ka sjellë diçka të re. Lojtarët kanë pranuar metodat e mia të punës dhe kjo më bën të lumtur. Kam gjetur një dhomë zhveshjeje shumë pozitive.
A keni folur për merkaton me drejtuesit?
Me drejtuesit kam folur disa herë, por jo për merkaton specifikisht. Preferoj të flas për këtë në kohën e duhur. Aktualisht, prioriteti është ndeshja e radhës.
A do të ketë hapësirë për ata që janë aktivizuar më pak?
Të gjithë e nisin nga i njëjti nivel. Loftus-Cheek ka një problem të vogël dhe nuk do të jetë. Është për të ardhur keq, sepse po përmirësohej fizikisht.
Cilin modul loje do të përdorni?
Ajo që ka rëndësi është balanca, si në fazën me top, ashtu edhe pa top. Moduli me tre mesfushorë aktualisht duket më i sigurt, por më pëlqen të luaj edhe me dy sulmues. Duhet kohë dhe punë.
Ku duhet të përmirësohet Leao?
Rafa duhet të vrapojë, qoftë në krah apo në sulm. Duhet të mësojë të ndihmojë ekipin edhe pa top.
Milani ka pasur probleme kundër ekipeve të vogla…
Pas Riadit, fola për Real Madrid-Milan dhe Cagliari-Milan. Disa qëndrime nuk janë të pranueshme. Nuk mund të luajmë gjithmonë mirë, por duhet të kemi një bazë solide.
Po flitet për një përforcim si Rashford te Milani…
Rashford është një lojtar i shkëlqyer, si shumë të tjerë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë.
Si keni arritur ta fitoni mbështetjen e dhomës së zhveshjes?
Kam hasur në përgjigje fantastike. Edhe pse disa rregulla kanë ndryshuar, lojtarët i kanë pranuar me përulësi.
The post “Rashford është lojtar i shkëlqyer. Drejtuesit më kanë pyetur për merkaton, por unë…” appeared first on Telesport.

