“Seanca kryesore mbaroi, mund të shkoni, jeni të lirë”, tha gjykatësi Ilija Tërpkov.
Amnistia është e vlefshme. Të dënuarit në shkallë të parë për akte terroriste që kërcënonin rendin kushtetues dhe sigurinë i thanë lamtumirë gjykatës pas pesë viteve. Gjykatësi Ilija Tërpkov tha se personat e tjerë të dënuar për ngjarjet e 27 prillit 2017 duhet të turpërohen, të ulin kokën dhe t’i kërkojnë falje shtetit pasi kanë qenë të manipuluar. Kjo vjen pasi Gjykata Penale pranoi kërkesën për amnisti dhe liroi nga ndjekja e mëtejshme personat për të cilët prokuroria pohon se ishin organizatorë të ngjarjes.
“Në fund do të dalë se të dënuarit për ngjarjet e 27 prillit 2017 u organizuan dhe menduan vetë që të hynin në Parlament të thyejnë dhe të rrahin. Të gjithë ne, përfshirë edhe të dënuarit, e kemi të qartë se kjo nuk është kështu, se dikush i ka organizuar për të hyrë në Parlament. Nuk është e mundur të çahet kordoni policor në një ndeshje basketbolli, e lëre më një kordon policie para Kuvendit, para të cilit disa ditë protestohej dhe policia ishte e përgatitur për të ndërhyrë”, tha Ilija Tërpkov.
Përndryshe, gjykatësi Tërpkov dy herë ka vendosur që amnistia nuk i përfshin këta të akuzuar, por Gjykata e Apelit ka kërkuar një aktvendim të tretë dhe situata ka marrë një kthesë të mëtejshme pasi Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar në dhjetor ka dhënë mendim pozitiv. Edhe pse prokuroria ka dhënë mendim pozitiv vetëm për Veljanoskin, Janakieskin dhe Ristoskin dhe jo për Atanasovskin, gjykata ka vendosur që të gjithë persona të katër të amnistohen nga përndjekja e mëtutjeshme.
“Dikush do të tregojë se rasti me organizatorët e ngjarjeve në Kuvend ka rënë, dhe tani duhet të rishqyrtohet edhe lënda tjetër për ndodhitë në Kuvend. Por kjo nuk është kështu. Përkundrazi, lënda nuk ka rënë, dhe as u dëshmua se ngjarjet në Kuvend nuk janë të organizuara, por kërkohet amnisti nga shteti për këto ngjarje”, deklaroi ai.
Avokati Jordan Apostollski pas seancës tha se rasti është montuar politikisht dhe thirri që të gjenden organizatorët e vërtetë.
Proceduar gjyqësore kundër katër të akuzuarve u zhvillua për të dytën herë, të gjithë ishin të akuzuar për kërcënim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë. Në 2021 gjykata penale të gjithë katër të akuzuarit i dënoi me 6 deri 6 vjet e gjysmë burg.
Gjatë hyrjes së dhunshme në Kuvend u lënduan deputetë, gazetarë, por edhe demokracia e një shteti të ri i cili me vite të tëra është para dyerve të BE-së duke kërkuar hyrje në familjen europiane.
