
Në hetimet lidhur me rastin e 19-vjeçares nga Tetova, e cila më 14 mars ra nga ballkoni i shtëpisë së gjyshit të saj dhe me lëndime u dërgua në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, policia ka siguruar njohuri se ajo për një periudhë më të gjatë ka qenë viktimë e keqtrajtimit psikik dhe fizik nga ana e babait të saj.
Siç njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), më 16 mars në ora 21:20, në SPB Tetovë është vetëdorëzuar personi A.A. (47) nga Tetova, me të cilin është realizuar bisedë zyrtare.
“Më 16.03.2026, në ora 21:20, në SPB Tetovë është paraqitur vetë A.A. (47) nga Tetova dhe me të është zhvilluar bisedë zyrtare.
Bëhet fjalë për rastin e datës 14.03, në të cilin një vajzë 19-vjeçare nga Tetova ra nga ballkoni i shtëpisë së gjyshit të saj dhe u dërgua për trajtim në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup
Gjatë veprimeve hetimore, zyrtarët policorë kanë ardhur në njohuri dhe është konstatuar se vajza për një periudhë më të gjatë kohore ka qenë e keqtrajtuar psikikisht dhe fizikisht nga babai i saj A.A.
Me urdhër të prokurorit publik, A.A. është lënë i lirë, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës” thuhet në kumtesën e MPB-së.
