Rasti për dëmtimin e shtëpisë përkujtimore të Vllado Maleskit shkon në gjykatë

Rasti me dëmtimin e shtëpisë përkujtimore të Vllado Maleskit në Strugë, me shumë gjasë do të përfundojë në gjykatë. Ende nuk dihet kundër kujt do të ketë padi, thonë nga Prokuroria Publike. Vetëm pohojnë se rasti është në fazën e procedurës para-hetimore. Përgjegjësi ka edhe kryetari në largim, Ramiz Merko, akuzoi zëvendësministri i drejtësisë Dereban. Sipas tij, Merko ka dhënë leje ndërtimi të paligjshme për objektin fqinj, e cila ka qenë në kundërshtim me ligjin për ndërtim. Ai u bën thirrje institucioneve të sigurojnë të gjitha provat materiale, sepse thotë se ekziston dyshim për kryerjen e disa veprave penale: ndërtim i paligjshëm, shkatërrim dhe rrëzim i objektit të shpallur si trashëgimi kulturore, për të cilat Kodi Penal parashikon dënim me burg nga 3 deri në 10 vjet dhe të zbulohen të gjithë autorët. Policia ka dorëzuar kallëzim penal kundër një personi nga Veleshta, i cili gjatë kryerjes së punimeve ndërtimore me makineri ka dëmtuar themelet e murit të shtëpisë përkujtimore, i mbrojtur si trashëgimi kulturore-historike.

“Për këto arsye, menjëherë pas rrëzimit të objektit kulturor të mbrojtur, vetë kryetari e ka anuluar aktvendimin dhe në aktvendimin për anulimin e lejes së ndërtimit ka konstatuar se aktvendimi i dhënë në nëntor 2024, është lëshuar në kundërshtim me ligjin dhe projektet e dorëzuara pranë organeve të kulturës mbi bazën e të cilave duhej të jepej ajo leje. Tek Drejtoria për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore nuk është dorëzuar projekti përkatës mbi bazën e të cilit është lëshuar leja e ndërtimit, pra supozoj se është dorëzuar një projekt tjetër”, deklaroi Alen Dereban -zv. Ministër i Kulturës. /Alsat.mk