Edhe pse Real Madrid fitoi mbrëmë 3-1 ndaj Pachuca në ndeshjen e dytë në grup për Kupën e Botës për Klube, Xabi Alonso nuk është aspak i kënaqur me qendrën e mbrojtjes. Alonso nuk e fsheh shqetësimin për gjendjen fizike të lojtarëve kryesorë si Rüdiger dhe Militao, të cilët kanë pasur probleme të vazhdueshme fizike dhe tekniku bask nuk është i bindur për formën dhe qëndrueshmërinë e tyre për sezonin e ri.

Pavarësisht transferimit të Dean Huijsen, trajneri spanjoll dëshiron të ketë më shumë mundësi për një skemë ku ai madje e konsideron të luajë me tre qendërmbrojtës, siç bëri me sukses te Bayer Leverkusen. Po ashtu Alonso nuk është i kënaqur me Raul Asencio, i cili në dy ndeshjet e para në Kupën e Botës, ka bërë paraqitje skandaloze.

Në ndeshjen e parë ndaj Al-Hilal, shkaktoi penallti. Në ndeshjen e djeshme doli me karton të kuq pas 7 minutash lojë. I gjendur në këtë situatë, Xabi Alonso kërkon nga drejtuesit e Real Madrid edhe një tjetër përforcim në mbrojtje dhe lojtari që ka zgjedhur është Cristhian Mosquera, qendërmbrojtësi i ri i Valencia-s, sipas asaj që raporton Eduardo Inda në “OK Diario”.

Qendërmbrojtësi 20-vjeçar, i vlerësuar rreth 30 milionë euro, shihet si një profil i ardhshëm, por i aftë që të konkurrojë menjëherë për një vend startues në formacion. Megjithatë, Real Madrid është i vetëdijshëm për vështirësinë e negociatave me Valencia-n, dhe rezultati do të varet nëse klubi i La Ligës vendos ta nxjerrë atë në shitje apo të vazhdojë të përpiqet për rinovimin e tij.

The post Raul Asencio nuk po e bind, Xabi Alonso gjen qendërmbrojtësin që i mungon Real Madridit appeared first on Telesport.