Portieri i Arsenal, David Raya, në një intervistë me ‘Marca’, foli rreth së ardhmes së tij, duke zbuluar se do të dëshironte shumë të luante në La Liga para se t’i vijë fundi karrierës së tij.
“Po, do të doja vërtet,” deklaroi portieri spanjoll, që më tej shtoi: “Do të doja ta provoja La Liga. Për momentin, jam shumë i lumtur këtu tek Arsenal, por sigurisht që do të doja ta provoja veten në ligën spanjolle”.
“Besoj se është një ligë shumë konkurruese. Ndoshta, në të ardhmen, mund të luaj për një klub spanjoll. Jam spanjoll dhe do të më pëlqente shumë të luaja atje, kjo është e sigurt”, tha David Raya.
The post Raya: I lumtur këtu, por do të doja të luaja në La Liga para fundit të karrierës sime appeared first on Telesport.
