LSDM-ja reagon për arrestimet e fundit lidhur me tragjedinë e Koçanit. Sipas partisë, arrestimet e ish-nëpunësve policor, pesë prej të cilëve janë në pension, janë dëshmi e mëtejshme e një qasjeje të motivuar politike.
“Si është e mundur të fajësohen vetëm nëpunësit që kanë punuar deri në vitin 2022, ndërsa shefat dhe përgjegjësit aktualë në MPB as që preken?”, pyet LSDM-ja, duke përmendur shefin e krim-policisë në Koçan, Tomo Donev dhe shefen e departamentit të punëve të brendshme, Marija Cvetkovska Manevska si shembuj të kuadrove të paprekshme.
