Reagon drejtori i ShA “Ekonomia e Ujërave të RMV” – Shkup, në lidhje me ankesën e bërë nga punonjësit e këtij institucioni, javën që lamë pas. Ata ankoheshin se drejtori aktual u bën presion duke ua ndryshuar vendet e punës dhe duke i çuar neper njësi rajonale larg vendbanimeve. Sipas tyre qëllimi i drejtorit është ata të dorëzohen vet nga pozicionet aktuale. Drejtori i kundërshton këto akuza duke thënë se vetëm po i ndërpret marrëveshjet shtesë që kanë për të punuar në drejtorinë në Shkup. Ai shton se po i kthen në pozicionet në të cilat ato kanë konkurruar vet që në fillim kur janë bërë shpalljet publike për punësim.
“Bëhet fjalë për dhjetë të punësuar, të cilët kanë konkurruar në vendet adekuate dhe të cilët pastaj janë pranuar në ato vende pune, kanë bërë marrëveshje për atë vend pune. Me pas, pas një kohe nuk e di cilat janë arsyet, ato janë zhvendosur të gjithë në drejtorinë në Shkup. Domethënë nga vendi i punës menaxhues me ujin, i është bërë marrëveshje për në pozicion tjetër pune, në kundërshtim me shpalljen publike që ka qenë e publikuar. Kjo është marrëveshje shtesë? Bëjnë marrëveshje shtesë të marrëveshjes së parë për nevojat. Atëherë çfarë ndodh? Ndodh përqendrim i punëtorëve në drejtori. Në këtë moment domethënë ata punojnë në këto pozicione pune dhe kur vijnë nevojat për prezencë në terren, aty kë është më se e nevojshme. Ato aty ku kanë konkurruar kthehen në vendet e tyre të punës”, tha Filip Filipovski – drejtor i SHA “Ekonomia e Ujërave të RMV-së”.
