Mbrojtësi i Manchester United, Harry Maguire, ka folur për mediat në prag të ndeshjes që “djajtë e kuq” do të luajnë të mërkurën në Champions League ndaj Como, në Itali. Ai mendon se ndryshimet që po pëson skuadra do ta ndihmojnë të rikthehet të rezultat pozitive.

“Kemi punuar për këtë ndryshimin e rreshtimit gjatë kësaj jave. Donim t’u përgjigjeshim atyre kur nuk e kishim topin dhe të luanim në mënyrë mjaft agresive. E dinim se mund të krijonim avantazhe të mëdha në mesfushë, duke qenë se ata luanin vetëm me dy lojtarë në atë zonë”, tha mbrojtësi veteran.

Më tej, ai sqaroi: “Ndoshta, pikërisht në këtë aspekt të lojës mund të kishim bërë më shumë. Mund të kishim qenë pak më të guximshëm me topin në zotërim dhe ta kishim marrë atë edhe nën presion, për ta fituar ndeshjen e fundit ndaj Leeds”.

“Por, jemi në një situatë ku nuk jemi aq të guximshëm sa duhet të jemi. Duhet ta rifitojmë këtë cilësi, sepse për të fituar ndeshje me Manchester United, na duhet patjetër ai guxim dhe ajo gjakftohtësi“, tha Maguire.

The post Reagon Maguire: Manchester United i mungon guximi, duhet të tregojmë se kush jemi appeared first on Telesport.