Robert Sanchez luajti një nga ndeshjet e tij më të mira për Chelsea. Portieri spanjoll bëri dy pritje të shkëlqyera në gjysmëfinalen e FA Cup kundër Leeds dje, duke i lejuar “blues” të mbanin portën e paprekur dhe të avanconin në finale kundër Manchester City.
“Është fantastike. Djemtë reaguan siç duhej pas shkarkimit të ish-trajnerit Rosenior. Ne të gjithë u përpoqëm të qëndronim pozitivë në stërvitje dhe tani kemi mundësinë të luajmë në një finale tjetër. Është diçka për të cilën kemi punuar kaq shumë dhe është e pabesueshme“, tha Sanchez.
“Jam i lumtur, gjithmonë përpiqem të bëj punën time. Kalojmë nëpër ulje-ngritje, por jam shumë i kënaqur me sezonin që kam pasur. Gjëja e rëndësishme është ta përfundoj atë me një notë të lartë. Kanë mbetur katër ndeshje të Premier League dhe një finale“, tha portiere spanjoll.
Skuadra aktualisht drejtohet nga Calum McFarlane, në detyrë deri në fund të sezonit: “Ai e ka mbajtur atmosferën pozitive dhe na ka shtyrë të përqendrohemi në ndeshjet e ardhshme”.
“I thamë vetes se kishin mbetur gjashtë ndeshje dhe tani varet nga ne të përpiqemi të fitojmë finalen. Një trofe do të thoshte shumë pas një sezoni të vështirë, kështu që do të shkojmë atje duke luftuar për çdo top“, tha Sanchez.
The post “Reaguam mirë pas shkarkimit të Rosenior, një trofe do të thotë shumë për Chelsea” appeared first on Telesport.
