Magjia e fazës play-off në Ligën e Kampionëve vazhdon edhe sonte. Real Madrid-Benfika është supersfida e mbrëmjes për shkak të tensioneve të ndeshjes së parë, por për shkak të rezultatit. Gjithçka është e hapur mes skuadrave dhe kualifikimi vendoset në “Bernabeu”.
Juventusi duket me një këmbë jashtë Ligës së Kampioneve për shkak të humbjes së thellë 2-5 kundër Gallatasarajit dhe sonte do të kërkojë të bëjë të pamundurën.
Atalanta e Berat Gjimshiti u mposht nga Dortmundi në Gjermani dhe sonte në Itali do të kërkojë të përmbysë rezultatin. E hapur është sfida edhe mes PSZH- dhe Monako, me faktin që kampioni aktual ka epërsi terrenin vendas.
NDESHJET E SOTME
Atalanta-Dortmund (0-2) ora 18:45
Real Madrid-Benfika (1-0) ora 21:00
Juventus-Gallatasaraj (2-5) ora 21:00
Psg-Monako (3-2) ora 21:00
The post Real-Benfika supersfida e mbrëmjes, Juve kërkon përmbysjen dhe pamundurën! appeared first on Alsat.
