Edhe pse nuk ka ende një muaj që është mbyllur afati i merkatos verore, klubet e mëdha kanë nisur që tani punën për merkaton e vitit të ardhshëm. “AS” raporton se Real Madrid dhe Manchester United kanë një objektiv të përbashkët në merkato dhe gara ka nisur që tani.

Bëhet fjalë për yllin e ri të mesfushës, Adam Wharton, i cili ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha me paraqitjet e bëra me fanellën e Crystal Palace. 21-vjeçari konsiderohet si e ardhmja e mesfushës, madje nuk mungojnë as etiketimet e tilla si “Pirlo i Balckburn”, për shkak të ngjashmërisë së stilit të lojës me legjendën italiane.

Duke qenë se Casemiro është në perëndim të karrieres dhe nuk është më në nivelet e dikurshme, Ruben Amorim ka piketuar pikërisht Adam Wharton si njeriun e duhur për mesfushën e United. Në anën tjetër, Xabi Alonso e pëlqen shumë yllin e ri anglez dhe ka kërkuar nga drejtuesit ta sjellin në Madrid verën e ardhshme. Por, deri në verën e ardhshme, me siguri edhe ekipe të tjera të mëdha do i shtohen garës për 21-vjeçarin, të cilin Crystal Palave e vlerëson 50-60 milionë euro.

The post Real Madrid dhe Man. United e nisin merkaton që tani, garë ashpër për yllin e ri të mesfushës appeared first on Telesport.