DefensaCentral raporton se Real Madrid ka nxjerrë në shitje Aurelien Tchouameni për të njëjtën shifër që pagoi për kartonin e tij te Monaco, pra për 80 milionë euro.
Francezi ka qenë shumë i kritikuar për paraqitjet e bëra këtë sezon, të cilat kanë qenë larg pritshmërive dhe duket se te Reali nuk kanë më besim dhe durim ndaj francezit.
Kontrata e Tchouameni mabron në qershor të vitit 2028, por madrilenët janë të gatshëm të heqin dorë prej tij nëse vjen oferta deri në 80 milionë euro.
Ndërkohë, prej ditësh përflitet për një interesim të madh të Manchester City për të “pa dëshiruarin” e Real-it, i cili shihet nga Pep Guardiola si përforcim ideal në mesfushë. Deri tani ende nuk ka ndonjë ofertë zyrtare nga ana e “Qytetarëve”.
The post Real Madrid-it i soset durimi, nxjerr në shitje yllin francez për 80 million euro appeared first on Telesport.

