Kanë përfunduar ndeshjet e mbrëmjes të vlefshme për xhiron e pestë në Champions League. Në “Santiago Bernabeu”, Real Madrid fitoi 5-1 ndaj PSV-së. Holandezët e mbyllën pjesën e parë në avantazh, falë penalltisë së shndërruar në gol nga Ivan Perisic, pas faullit të Tchouameni ndaj Sven Mijnans. Në pjesën e dytë erdhi përmbysja e “Los Blancos”, me golat e Federico Valverde 50′, Jude Bellingham 60′, dopieta e Kylian Mbappe 64′ dhe 84′ dhe Vinicius Junior 87′.
Në “Emirates”, Arsenal barazoi 1-1 ndaj Borussia Dortmund. Londinezët kaluan në avantazh në minutën e 10-të në pjesën e parë me supergolin e Viktor Gyokeres. Verdhezinjtë barazuan shifrat në minutën e 55-të me golin e Max Beier.
Në “Etihad”, Man. City barazoi 2-2 ndaj Napolit. Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0. Në pjesën e dytë, napolitanët shënuan dy herë me Ramus Hojlund 55′ dhe Noa Lang 76′. “Qytetarët” barazuan dy herë shifrat me golat e Ayyoub Bouaddi 67′ dhe Rayan Cherki 86′.
Në “Red Bull arena”, Leipzig fitoi 3-1 ndaj Lens. Në minutën e 6-të, David Raum shënon nga goditja e dënimit, ku falë edhe devijimit të murit kundërshtar, topi përfundoi në rrjetë. Në minutën e 9-të, Antonio Nusa dyfishoi shifrat, pas një gafë të rëndë të mbrojtjes së Lens. Francezët ngushtuan shifrat me golin e Matthieu Udol në pjesën e dytë. Antonio Nusa shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Leipzig, në minutat shtesë të pjesës së dytë.
Në Bratislavë, Slovan u mund 0-2 nga Betis. Në Rotterdam, Porto kaloi në avantazh 0-1 në transfertën ndaj Feyenoord, falë golit të shpejtë të Victor Froholdt, që në minutën e 2-të. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund të pjesës së parë.
Como fitoi në shtëpi 1-0 ndaj AEK-ut të Strakoshës dhe Pilos. Luis Milla shënoi për liqenorët në pjesën e dytë. Lucas da Cunha humbi penalltinë në pjesën e parë.
The post Real Madrid me “manita” në pjesën e dytë. Arsenal dhe City ngecin në shtëpi. Leipzig dhe Como bëjnë detyrën (video) appeared first on Telesport.
