Real Madrid është në kërkim të një mbrojtësi për të zëvendësuar Dani Carvajal, i dëmtuar. Ndëhyrja në merkato duhet të jetë e menjëhershme dhe i piketuar për merkaton e janarit është Diogo Dalot.

Mbrojtësi portugez, që ka një kontratë deri në vitin 2028 me Manchester United, është vënë në shënjestrën e “los blancos”. Problem është tarifa e lartë që kërkojnë “djajtë e kuq”, 50 milionë euro.

Sipas “Relevo”, trajneri Ruben Amorim është i pavendosur nëse do ta lërë të lirë lojtarin apo jo. Gjithçka do të varet nga oferta që Real Madrid do të japë për lojtarin, që konsiderohet i përshtatshëm për madrilenët.

The post Real Madrid “piketon” zëvendësuesin e Carvajal, synon mbrojtësin e Manchester United appeared first on Telesport.