Real Madrid do jetë shumë aktiv në merkaton e verës, ku synon të forcohet me dy anësorë të mirë për secilin krah të mbrojtjes, por “Los Blancos” kërkojnë përforcime edhe në fazën sulmuese.
“Foot Mercato” raporton se Real-i është vënë në ndjekje të Jhon Duran, sulmuesit që luan për Aston Villa, i cili ka shënuar deri tani 12 gola për këtë sezon. Pavarësisht se nuk është një titullar fiks në skuadrën e drejtuar nga Unai Emery, 21-vjeçari shihet si një sulmues me të ardhme të madhe.
Ditët e para të merkatos së janarit, sipas mediave angleze Aston Villa refuzoi ofertën 75 milionë euro të PSG-së për sulmuesin kolumbian. Po ashtu interes të madh për Duran ka dhe nga Al-Nassr, ku ekipi saudit e sheh si partnerin ideal për Cristiano Ronaldo-n në sulm.
Për të arritur te Duran, Real-i është i gatshëm të sakrifikojë brazilianin Endrick plus miliona euro për të bindur drejtuesit e Aston Villa-s. Në Madrid e shohin Duran si zëvendësuesin ideal të Vinicius Junior, i cili mund të largohet në verë drejt Arabisë Saudite, për shifra të frikshme, ku javët e fundit është përfolur edhe për 350 milionë euro të ofruara nga klubet arabe.
The post Real Madrid sakrifikon Endrick plus ofertë miliona euro për 21-vjeçarin e Premier League appeared first on Telesport.
