Gonzalo Garcia luajti vetëm 1471 minuta në sezonin e fundit, duke kontribuar me 8 gola dhe 3 asiste. Me rikthimin e Endrick nga huazimi te Lyon, Gonzalo Garcia do të jetë sulmuesi i katërt te Real Madrid dhe shanset për të marrë më shumë minuta se ky sezon, janë të pakta.
Në këtë situatë, klubi madrilen dhe lojtari janë të një mendjeje, se ai duhet të largohet diku tjetër ku të ketë mundësinë të jetë protagonist.
AS zbulon se destinacioni i mundshëm i Gonzalo Garcia do të jetë Como. Klubi i Serie A dhe Real Madrid kanë një marrëdhënie të shkëlqyer mes tyre në merkato. Me shumë mundësi edhe për Gonzalo Garcia do të përdoret e njëjta formulë transferimi si në rastin e Nico Paz dhe Jacob Ramon.
The post Real Madrid vendos për fatin e Gonzalo Garcia. Sulmuesi do të transferohet te klubi që befasoi Europën në sezonin e fundit appeared first on Telesport.
