Real Madrid ka zyrtarizuar ditën e sotme transferimin e Oscar Nasi. 21-vjeçari ganez vjen nga Granada dhe fillimisht do të jetë pjesë e Real Madrid Castilla.
Nasi mund të luajë në qendër të mbrojtjes dhe në të djathtë. Me një gjatësi prej 1.85 metrash, ai sjell forcë fizike dhe fleksibilitet taktik.
Sipas AS, Real Madrid ka paguar 2 milionë euro për transferimin e mbrojtësit ganez. Ai do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare, me mundësi zgjatjeje deri në pesë vjet nëse promovohet në ekipin e parë të Real Madridit.
Nasi u bashkua me akademinë e Granadës në vitin 2023 dhe me perfomancën e tij, arriti të siguronte vendin e titullarit në ekipin e parë. Tani vjen hapi tjetër i rëndësishëm në karrierë, ku sigurisht synimi madhor është që një ditë të afërt të jetë pjesë e ekipit të parë të Real Madridit.
The post Real Madrid zyrtarizon transferimin e papritur, 21-vjeçari vjen nga rivalët dhe firmos për dy vite appeared first on Telesport.
