Real Madrid dhe PSG kanë nisur që tani garën mes tyre për një objektiv të madh të përbashkët në merkato. Bëhet fjalë për sulmuesin anësor të Leicester City, Jeremy Monga, i cili është vetëm 15 vjeç e 271 ditë, duke u bërë lojtari i dytë më i ri në historinë e Championship.

Real Madridi e sheh anësorin e ri si pasuesin e mundshëm të Vinicius Junior në anën e majtë të sulmit. Në anën tjetër, PSG është gjithmonë e vëmendshme dhe në ndjekje të talenteve të reja.

Gjithsesi, të dy klubet duhet të presin deri sa lojtarë të arrijë 18 vjeç për të finalizuar transferimin e tij, por duke ditur interesin e madh për të, duan të arrijnë marrëveshjen me Leicester sa më parë. Klubi anglez e vlerëson 45-50 milionë euro sulmuesin e ri anësor, shifër që justifikohet me paraqitjet e tij këtë sezon, ku ka bërë diferencën jo vetëm tek ekipi i tij, por edhe në Championship.

The post Real Madridi dhe PSG në garë për “Vinicius Jr. e ri”, i cili është vetëm 16 vjeç appeared first on Telesport.