17 minuta çmenduri e pastër futbollistike. Arsenali zhvilloi një paraqitje monumentale në “Emirates Stadium”, duke e mposhtur Real Madridin me rezultatin e pastër 3-0. Disfatë që mund të peshojë shumë te “Los Blancos” për ndeshjen e kthimit në “Bernabéu”, javën e ardhshme.

Vendimtare ishte dopieta e Declan Rice nga goditjet e dënimit, i cili e dërgoi topin dy herë në cepin e sipërm të portës madrilene, ku Courtois nuk mund të arrinte. Goli final i Mikel Merinos, pas një kombinimi perfekt, e mbylli llogarinë e kësaj supersfide në fund.

Por përveç rezultatit të thellë, ato që impresionuan ishin statistikat. Arsenali regjistroi plot 11 goditje në kuadrat kundër “Los Blancos”, një fakt me përmasa historike, siç thekson edhe e përditshmja spanjolle “AS”. Prej 21 vitesh, asnjë skuadër nuk kishte arritur kaq shumë goditje në portë, në një ndeshje me eliminim direkt në Champions League, kundër Real Madridit.

Pikërisht, siç shkruhet në gazetën spanjolle, që nga sezoni 2003-2004, përjashtuar vetëm Liverpool-in në mars 2009, asnjë ekip nuk kishte qenë kaq dominues ndaj Real Madridit në fazat finale të Ligës së Kampionëve. Një natë perfekte për skuadrën e Artetës, një makth për Ancelottin dhe djemtë e tij.

The post Real Madridi, disfatë me përmasa historike. Shifrat konfirmojnë paraqitjen e jashtëzakonshme të Arsenalit appeared first on Telesport.