Real Madrid vazhdon të jetë klubi me të ardhurat më të larta në botë, sipas raportit të ri të “Football Money League” të Deloitte për sezonin 2024-2025.
Për të 29-tin vit radhazi, “Los Blancos” kryesojnë listën për të tretin sezon me radhë, duke regjistruar të ardhura rekord prej 1.161 miliardë euro, një rritje e ndjeshme krahasuar me sezonin e kaluar.
Nga këto të ardhura, 594 milionë euro vijnë nga marrëveshjet komerciale dhe sponsorët, ndërsa efekti mediatik i transferimit të Kylian Mbappé ka dhënë një kontribut të rëndësishëm.
Në vendin e dytë renditet Barcelona me 974.8 milionë euro, ndërsa Bayern Munich mban vendin e tretë me 860.6 milionë euro. PSG ndodhet në vendin e katërt me 837 milionë euro, pavarësisht rritjes së të ardhurave.
Premier League dominon listën me gjashtë klube në Top 10, ndërsa Italia përfaqësohet nga Interi, Milani dhe Juventusi, që mbeten ndër klubet më të forta ekonomikisht në Europë.


