Sulmuesi i Liverpool, Alexander Isak, ka pranuar se është ende herët në udhëtimin e tij drejt formës më të mirë fizike, pasi luajti 45 minuta gjatë fitores 2-1 kundër Southampton në Kupën e Ligës.
Isak shënoi golin e tij të parë për klubin, pasi i çoi “reds” në avantazh në pjesën e parë, përpara se të zëvendësohej nga Hugo Ektike, i cili shënoi dhe më pas u largua nga fusha me karton të kuq.
“Jam në rrugën e duhur për t’u rikthyer në formë. Ndihem mirë, por padyshim që është herët. Liverpool është një ekip i shkëlqyer për të qenë pjesë e tij. Do të bëhet vetëm më mirë”, tha Isak.
Gjatë pushimit të pjesës së parë, Isak qëndroi në Anfield për të vazhduar vrapimin në vend që të shkonte në tunel për një bisedë ekipore nga Arne Slot. Ai shtoi: “Ishte një përvojë e re! Ishte qesharake. Duhet të rikthehem në formë“.
Isak do të jetë sulmuesi i vetëm natyral në skuadrën e Liverpool që do të përballet me Crystal Palace të shtunën, pas përjashtimit të Ekitike.
The post Realizoi golin e parë me fanellën e Liverpool, reagon Isak: Jam ende larg formës time më të mirë appeared first on Telesport.
