Pas transferimit të Goncalo Ramos gjatë verës së kaluar për më shumë se 70 milionë euro, Milan duket se do të bëjë një tjetër goditje në sulm. Objektivi parësor i kuqezinjve është Endrick.
Gazzetta dello Sport raporton se oferta e Milanit prej 70 milionë eurosh për sulmuesin brazilian është refuzuar nga Real Madrid. Në këtë situatë, kuqezinjtë duhet të shqyrtojnë alternativa të tjera.
Emri më i përfolur pas Endrick është ai i Nicolo Tresoldit, i cili po shkëlqen me fanellën e Club Brugge këtë sezon dhe e ka pranuar publikisht që është një tifoz i madh i kuqezinjve.
Megjithatë, ajo që e bën të ndërlikuar këtë operacion është shifra e kërkuar nga klubi belg që i kalon 60 milionë euro. Gazzetta dello Sport raporton se “kuqezinjtë” nuk kanë ndërmend të përfshihen në një garë të ashpër ofertash për 22-vjeçarin, por janë të gatshëm të negociojnë për një transferim të mundshëm të tij, për shifrën 35-40 milionë euro.
The post Refuzohet oferta 70 milionë euro, Milan i kthehet alternativës B për sulmin appeared first on Telesport.
