“Më ofruan gjashtë milionë dollarë për të shkuar në Australi për një ndeshje miqësore si dhe në Singapor për një tjetër, por i refuzova”.
Kështu deklaroi Aurelio De Laurentiis, pronari i Napoli, gjatë një konference për shtyp. Më tej, ai sqaron: “Por çfarë duhet të bëja, të kaloja tridhjetë orë duke udhëtuar e më pas të përpiqesha të përgatitesha për sezonin?”.
“Duhet të përgatitemi për ndeshjet e shumta që na presin dhe e gjithë kjo ide m’u duk e çmendur. Nuk më interesojnë milionat”, tha De Laurentiis.
“Në vend të kësaj, organizova ndeshje miqësore në Trentino dhe Abruco, duke ftuar ekipe të tjera dhe duke i paguar ato“, u shpreh presidenti i Napoli.
The post “Refuzova 6 milionë dollarë për ndeshje miqësore në Australi e Singapor, m’u duk ide e çmendur të udhëtoja 30 orë” appeared first on Telesport.
