Ish-presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu, ka ndarë disa detaje interesante nga periudha e tij në krye të klubit katalanas, duke zbuluar prapaskena të mëdha rreth Lionel Messit, Neymarit dhe transferimeve të yjeve të futbollit botëror.
Në një rrëfim të sinqertë, Bartomeu foli për një ofertë marramendëse për Lionel Messin dhe mënyrën se si klubi u detyrua të reagojë për ta mbrojtur yllin argjentinas: “Ka qenë një ekip që donte të paguante 400 milionë euro për Leo Messin, sa ishte vlera e klauzolës së tij të lirimit…, ndaj ne e rritëm atë në 700 milionë euro. Nuk dua të përmend emra, por nuk ishte Manchester City”.
Ai gjithashtu u ndal te largimi i Neymar, të cilin e cilësoi si një goditje të madhe për klubin: “Largimi i Neymar ishte shokues për klubin, ne nuk donim që të ndodhte kurrsesi kjo. Pas kësaj filluam të kërkonim zëvendësues. Bëmë ofertë për Mbappé dhe Dembélé. Stafi teknik preferoi Dembélé”.
Bartomeu shtoi se vendimi për Ousmane Dembélé mbetet ende një temë diskutimi, edhe pse francezi ka pasur një karrierë të luhatshme në “Camp Nou”: “A dështoi transferimi i Dembélé? Ousmane fitoi edhe ‘Topin e Artë’, por larg Barcelonës”.
The post “Refuzuam 400 milionë euro për Messin, shokues largimi i Neymar. Ja pse zgjodhëm Dembele para Mbappe” appeared first on Telesport.
