“Me rastin e festës “Ngjallja e Krishtit – Pashkët”, nesër 11 prill, Njësiti për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup do të vendosë regjim të posaçëm të trafikut për disa rrugë në zonën qendrore të qytetit të Shkupit, si dhe në komunat Gjorçe Petrov dhe Aerodrom”

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se duke filluar nga ora 18:00 dhe deri në përfundimin e manifestimeve, sipas nevojës do të mbyllen për qarkullim disa rrugë kryesore në qendër të Shkupit.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME:

Në qendrën e qytetit të Shkupit sipas nevojës për qarkullim do të mbyllen: Bulevardi “Aradhat Partizane” nga kryqëzimi me rrugën „Frenklin Ruzvelt” deri te kryqëzimi me bulevardin “VMRO”. Bulevardi “Shën Klimenti i Ohrit” nga kryqëzimi me bulevardin „Ilinden” deri te kryqëzimi me rrugën “Dimitrie Çupovski”. Rruga “Mitropolit Teodosij Gologanov” nga kryqëzimi me rrugën “9 Maji” deri te rrethrrotullimi me rrugën “Shën Kirili dhe Metodi”.

Ndërsa autobusëve të transportit publik që kalojnë mbi urën “Goce Dellçev” sipas nevojës do t’u ndryshohet itinerari, me ç’rast ata do të lëvizin nëpër bulevardin “Ilinden” dhe përmes rrugës “Franklin Ruzvelt” do të kyçen në bulevardin “Arardhat Odredi”, ndërsa autobusët që kalojnë nëpër qendër do të lëvizin nëpër rrugën “M.T. Gologanov” dhe përmes rrugës “Frenklin Ruzvelt” do të kyçen në bulevardin “Aradhat Partizane”, ndërsa në drejtim të kundërt autobusët do të përdorin rrugët e njëjta.

Përveç kësaj sipas nevojës për qarkullim do të mbyllen edhe rrugë të tjera që gravitojnë rreth objekteve fetare.

Ndryshe MPB apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e dhëna nga nëpunësit policorë.