Rei Manaj ka shënuar dy golat e parë pas rikthimit te Sivasspor, në barazimin 3-3 ndaj Vanspor, ndeshje e vlefshme për javën e 25-të në Ligën e parë turke.

Fillimisht Rei Manaj shënoi për shfirat 2-0 për ekipin e tij, në minutën e 28-të, pas asistit të një shqiptari tjetër, Valon ethemi, ish-lojtari i Kukësit në Superligën tonë. Në minutën e 32-të, Rei Manaj shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Sivasspor.

Sulmuesi kuqezi ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimit nga distanca e fituar nga vetë ai, duke na kujtuar golat e dikurshëm nga Cristiano Ronaldo. Megjithatë, miqtë shënuan edhe dy herë të tjera dhe barazuan shfirat 3-3. Sivasspor gjendet në vendin e 14-të me 31 pikë, rrezikon rënien në ligën e dytë.

SHIKOGOLAT

The post Rei Manaj në versionin “Cristiano Ronaldo”. Dopietë nga sulmuesi kuqezi, goli nga goditja e dënimit ishte i jashtëzakonshëm (video) appeared first on Telesport.