Tijjani Reijnders foli për Milanin, garën e kampionatit dhe të ardhmen e tij me kuqezinjtë: “Unë nuk mendoj se është vonë për titullin, disa pikë i ndajnë skuadrat e pjesës së sipërme të renditjes. Ne po rritemi si grup dhe gjërat do të përmirësohen. Është nder i madh të luaj për Milanin dhe të vesh fanellën me numrin 14 të Cruyff-it. E ardhmja ime? Jam mjaft i lumtur në Milano, e shoh veten aty për një kohë të gjatë”.

Mesfushori ka analizuar edhe situatën në Ligën e Kampionëve: “E kemi fatin në dorën tonë, synimi ynë është të përfundojmë në tetëshen e pare të fazës së grupit. E vetmja mënyrë për ta bërë këtë është të fitojmë ndeshjet në vazhdim”.

Kombëtarja e tij arriti një rezultat të rëndësishëm në kualifikueset e nëntorit dhe së shpejti do të jetë në gjendje të fokusohet te Juventusi, kundërshtari i radhës në Serie A: “Jam i lumtur që Holanda është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kombeve, është një gjë e mirë. Tani na pret Bosnja, pastaj vëmendja ime do të kthehet te Milani. Duhet të përmirësohemi në kampionat, jam i sigurt se do të japim gjithçka kundër Juventusit”.

The post Reijnders: Nuk është vonë për titullin. E ardhmja? E shoh veten te Milani për një kohë të gjatë appeared first on Telesport.