Premiot që do të jepen për tenistët në grand slam-in e Roland Garros këtë vit do të rriten me 9.5% krahasuar me një vit më parë. Rritjet më të mëdha që do të shkojnë në fazën kualifikuese dhe raundet e para.

Shuma totale e premios që organizatorët do të japin është 61,723,000 euro. Fituesit e lojës teke do të marrin secili nga 2.8 milionë euro, një rritje prej 9.8%.

Shpërblimet për ndeshjet kualifikuese do të rriten me gati 13%, ndërsa tenistët e eliminuar në raundin e parë të shortit kryesor do të marrin 87,000 euro secili, një rritje prej 11.5%.

Tenistët, aktualisht po bëjnë fushatë për rritje të çmimeve në turnetë Grand Slam, si dhe kontribute në iniciativat e tyre bamirëse. Rritja përqindjeje e ofruar nga Federata Franceze e Tenisit (FFT) është pothuajse dyfishi i rritjes së vitit 2025, por nuk përputhet me rritjen e dhënë vitin e kaluar nga US Open dhe Australian Open.

Shpërblimet në US Open të vitit të kaluar u rritën me 20%, ndërsa ato në Australian Open u rritën me gati 16%.

The post Rekord të ardhurash për tenistët në Roland Garros, organizatorët rritin me 9/5% premion appeared first on Telesport.