Sistemi VAR-i ka lënë gjurmë të thella në La Liga. Sipas statistikave, Real Madridi është skuadra me më shumë gola të anuluar nga “Video Assistant Referee”, plot 37 të tillë. Një makth i vërtetë.
Pas “Los Blancos” renditen: Viljarreal me 20 gola, Sevilja me 19 gola dhe Atletiko Madridi me 18 gola të anuluar nga VAR-i. Në listë gjenden gjithashtu Selta (17), Real Sosiedad (16) dhe Barcelona, Espanjol e Valencia me nga 14 gola të anuluar.
Ky bilanc tregon jo vetëm ndikimin e teknologjisë në futbollin modern, por edhe faktin se klubet më të mëdha shpesh janë më të ekspozuara ndaj situatave vendimtare, që rishihen me “VAR”.
The post Rekordi absolut i VAR-it në La Liga, 37 herë “kundër” Real Madridit appeared first on Alsat.