Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll regjistroi rrënie për një vend në renditjen e fundit për këtë vit nga FIFA. Maqedonia mbyll vitin 2025 në pozitën e 66-të, duke lëshuar pozitën e saj kombëtarës së Hondurasit. T
ani Goce Sedloski, si trajner i ri i Maqedonisë, testin e parë do të ketë më 26 mars, në sfidën e plej offit për Botërorin 2026, kundër Danimarkës në Kopenhagë.
Ndërkohë kombëtaret e Shqipërisë dhe Kosovës nuk shënojnë lëvizje nga renditja e fundit. “Kuqezinjët” mbyllin vitin 2025 në pozitën e 63-të, ndërsa Kosova mbetet në pozitën 80-të.
Në kreun e renditjes nuk ka ndryshime, me Spanjën në vendin e parë, para Argjentinës, Francës, Anglisë dhe Brazilit.
The post Renditja e FIFA-s, Maqedonia shënon rrënie për një vend appeared first on Alsat.
