Renditja në Ligën e Kampionëve, Arsenali “makineri perfekte”

U kompletua mozaiku javës së gjashtë të Ligës së Kampionëve, ku kryeson Arsenali me pikë të plota. “Topçinjtë” në 6 ndeshje kanë shënuar 17 gola dhe kanë pësuar vetëm 1.

Skuadra e Artetës ndiqet nga Bajerni i Munihut me 15 pikë, ndërkohë PSZH, Man. Siti dhe Atalanta mbajnë kuotën e 13 pikëve.

“TOP 8”-shja plotësohet nga Interi, Reali dhe Atletiko Madrid. Për sa i përket fundit, tabela mbyllet nga Vijareal dhe Kairat Almati me vetëm 1 pikë të grumbulluar.

The post Renditja në Ligën e Kampionëve, Arsenali “makineri perfekte” appeared first on Alsat.