Gjatë dy javëve të fundit është vërejtur ulje e numrit të të prekurve nga gripi në vend, por sipas drejtoreshës së Institutit të Shëndetit Publik, Marija Andonovska, është ende herët për të thënë se është kaluar kulmi, pasi sezonin e kaluar pati dy kulme. Aktualisht, aktiviteti i virusit vlerësohet me intensitet të mesëm. Në javën e katërt të vitit, nga 19 deri më 25 janar, janë raportuar 1.708 raste të gripit dhe sëmundjeve të ngjashme me gripin, që është 17,2% më pak krahasuar me javën paraprake, kur ishin 2.062 raste. Sipas moshës, 1.029 raste janë te personat nga 15–64 vjeç, 253 mbi 65 vjeç, 243 te fëmijët 5–14 vjeç dhe 183 raste te fëmijët deri në 4 vjeç, ku edhe është regjistruar incidenca më e lartë.
“Këtë vit, këtë sezon kemi të regjistruar tre raste të vdekjeve, sa i përket kulmit, si¬ç vërehet kemi për dy javë ulje të numrit të të sëmurëve. Është shumë herët të themi se e kemi kaluar pikun, në sezonin e kaluar kishim dy kulme, ndoshta ky është i pari, ndoshta është i fundit, por nuk do të thotë se nuk do të ketë një kulm të ri – rritje të re të numrave”, deklaroi Marija Andonovska – drejtoreshë e ISHP.
