Sot pritet mot me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje lokale shiu herë pas here. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 5 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 14 deri në 18 gradë.

Moti në Shkup

Në Shkup pritet mot pjesërisht i vranët me reshje të dobëta shiu kohë pas kohe.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu.

Temperatura minimale do të zbresë deri në 9 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 17 gradë Celsius.

Parashikimi për ditët në vijim

E hënë – reshje më të dendura dhe bubullima

Sipas parashikimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), të hënën do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje lokale shiu. Në disa zona reshjet do të jenë të dendura dhe të rrëmbyeshme, duke arritur mbi 30 litra për metër katror në 24 orë, me mundësi për shtrëngata me bubullima.

E martë – erë veriore dhe përmirësim gradual

Të martën paradite priten reshje të herëpashershme shiu, ndërsa gjatë ditës do të fryjë erë mesatare, dhe përgjatë luginës së Vardarit, herë pas here edhe e fortë, nga drejtimi verior.

Në ditët pasuese moti do të stabilizohet, duke u bërë i qëndrueshëm dhe i thatë, me temperatura më të ulëta në mëngjes.