Moti sot do të jetë me vranësira dhe reshje shiu, të cilat do të jenë më të dendura në pjesët jugore të vendit. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri 10, ndërsa maksimalja do të mbërrijë nga 8 deri 12 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet deri 7, ndërsa maksimalja do të mbërrijë deri 11 gradë.
Sipas parashikimeve të DPHM-së, të shtunën do të ketë reshje lokale shiu, veçanërisht në pjesët jugore, të cilat pasdite do të ndalen. Nga e diela moti do të stabilizohet me temperatura më të ulëta të mëngjesit, ndërsa ato ditore do të rriten.
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, nëpër rrugë me lagështa.
Ulje të dukshmërisë për shkak të mjegullës deri në 50 m ka në në qafat malore të Gjavatës, Pletvarit, Strazhës dhe Krushevës, bëjnë të ditur nga NP “Rrugët e Maqedonisë”.
Nga atje shtojnë se në disa rrugë rrugore që kalojnë nëpër përrenj dhe gryka, janë të mundshme rrëshqitje të vogla dheu, të cilat pastrohen rregullisht.
NP “Rrugët e Maqedonisë” apelon për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës së vendosur të komunikacionit dhe përshtatje të shpejtësisë me kushtet e rrugës.
