Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, moti sot do të jetë kryesisht i vranët dhe më i freskët, me reshje të herëpashershme shiu. Lokalisht reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme dhe më të mëdha, me mundësi për paraqitje të rrufesë në disa zona. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga jugu.

Temperatura minimale do të jetë nga 9 deri në 18°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 14 deri në 22°C.


Në Shkup

Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga jugu.
Temperatura minimale do të zbresë deri në 17°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 21°C.


Parashikimi për ditët në vijim

Nën ndikimin e një aktiviteti ciklonik deri të hënën, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më freskët, me reshje të herëpashershme shiu. Lokalisht reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe të bollshme (mbi 20 litra/m²). Pastaj, në dy ditët e ardhshme, moti do të jetë kryesisht stabil. Temperatura ditore gjatë kësaj periudhe do të jetë 8 deri në 10°C më e ulët në krahasim me ditët e mëparshme.


Nga DPHM njoftojnë për Temperaturat minimale të regjistruara në (në °C): orët e fundit:

  • 11°C në Berovë, Kriva Pallankë, Krushevë
  • 13°C në Ohër, Pretor, Vinicë
  • 14°C në Bitolë, Tetovë, Kumanovë
  • 15°C në Shkup-Petrovec, Strumicë, Shtip
  • 17°C në Demir Kapijë

Sasia e reshjeve të regjistruara në 24 orët e fundit (deri në orën 08:00, në l/m²):

  • 10 l/m² në Vinicë
  • 7 l/m² në Ohër
  • 2 l/m² në Krushevë, Tetovë, Pretor
  • 1 l/m² në Shkup-Petrovec, Shtip, Kriva Pallankë