Gazetar: Bashkim Sulejmani
Rrugët për në fshatrat e malësisë së Sharrit janë të papastruara. Reshjet e borës vështirësuan qarkullimin me makina nga Shipkovica e lartë. Banorët thonë se nuk është hedhur as kripë as rërë.
“A nuk e shihni a të verbër jeni. Nuk kam pa pastrues, por ja duket që është pa pastruar pa kripë pa asgjë”, u shpreh një banor.
“Siç e shihni vetë, nuk është fortë e mirë gjendja e rrugës. Ja me zinxhirë jemi sepse bartim nxënësit e shkollës. Tash ka kalua pastruesi, mendojmë se do e pastrojë”, tha një banor.
Nga komuna e Tetovës thonë se ekipet e pastrimit janë në terren dhe po punohet me gjashtë ekskavator për pastrimin e rrugëve.
“Nëpër rrugët e qytetit dhe malësisë ekipet janë në terren dhe punojnë në pastrimin e rrugëve dhe hedhjes së kripës. Apelojmë gjithë banorët e Tetovës dhe fshatrave të malësisë që të vozisin me kujdes, dhe të kenë pajisje dimërore”, deklaroi Albi Qamili, Komuna e Tetovës.
Ndryshe nga rrugët e fshatrave të malësisë së Sharrit, në qytet rrugët janë të pastruara, njëjtë sikurse edhe rruga për në Kodrën e Diellit./Alsat.mk
The post Reshjet e borës vështirësuan lëvizjen në fshatrat e Malësisë së Sharrit, banorët ankohen se rrugët nuk janë pastruar fare appeared first on Alsat.
