Mateo Retegui me 16 gola dhe Moise Kean me 15 gola udhëheqin renditjen e golashënuesve në Serie A. Kjo është hera e pare, pas më shumë se 10 vitesh, që dy italianë janë në krye të kësaj renditjeje (herën e fundit ndodhi me Luca Toni dhe Ciro Immobile). Kombëtarja italiane dhe trajneri Luciano Spalletti përfitojnë nga ky moment i shkëlqyer, ndërsa përgatiten për ndeshjen e “Nations League” në mars kundër Gjermanisë.

Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, Spalletti ka folur me entuziazëm për dy sulmuesit: “Janë dy bomberë në kuptimin e plotë të fjalës. Dhe për mua, ky është më shumë një shpërblim për punën tonë sesa ngushëllim”.

Trajneri i Italisë analizoi edhe tiparet e tyre dhe mundësinë që të luajnë së bashku nga minuta e parë me fanellën axurre: “Mateo është një vrasës para portës, por ka përmirësuar edhe lojën në skuadër. Moise ka fuqi dhe teknikë, edhe pse më parë nuk ishte kaq i saktë në finalizim. A do t’i shohim si duet në mars? Më shumë gjasa ka që kjo të ndodhë gjatë ndeshjes”.

The post “Retegui dhe Kean, dy bombera të vërtetë. Mund të luajnë bashkë në kombëtare” appeared first on Telesport.