Revoltohen shoferët e NQP-së, gjoba të padrejta dhe heshtje institucionale

Mbi katër gjoba ndaj shoferëve të Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik dhe transportuesve privatë për shkelje në trafik. Sipas informatave jozyrtare meqenëse gjobat nga “Safe City” shoferët duhet t’i paguajnë vetë, ka filluar revolta e tyre, madje disa kanë paralajmëruar edhe dorëheqje.

NQP nuk e konfirmon këtë informacion, por në bisedë me disa shoferë, ata kërkojnë që të gjendet zgjidhje institucionale pasi gjobat janë për kalim në semafor të kuq. Deri te gjobitja vjen për shkak të kohës së nevojshme që autobusëve u duhet për ta kaluar semaforin.

“Deri tani kemi pranuar 3-4 dënime por kjo nuk është nga moskujdesi e shoferëve por do thosha se janë nga mos perfeksionimi i sistemit të “Safe City-it”, pasi qyteti është i mbushur me trafik dhe kur semafori është në të gjelbër e autobusi është 12 metra i gjatë dhe kur hyn në kryqëzim ndalohet nga kolonat dhe ndërkohë vjen dënimi se është në të kuqe. Kësi raste kemi 3 apo 4, për të cilët shpresojmë që nga ministria të arsyetohen këto dënime pasi nuk është në faji i shoferëve por të trafikut. Në të ardhmen do të kërkojmë që të vendosen sinjale me numërim sekondash në semaforë që të tejkalohen këto dënime”, tha Vllatko Todorovski – Përfaqësues i transportuesve privatë.

Alsat dërgoi pyetje deri tek Ndërmarrja për Qarkullimit Publik, lidhur me revoltën e shoferëve të NQP-së, se çfarë do të ndërmerret për tejkalimin e situatës së krijuar, por nuk morëm përgjigje.

I pari i Shkupit Orce Gjorgjievski, disa ditë më parë i pyetur nga Alsat, se kush do të paguajë dënimin nëse shoferët e ndërmarrjeve publike shkelin rregullat në komunikacion dhe regjistrohen nga kamerat e “Safe City-it”, ai tha se barra bie ndaj atyre që kanë shkelur rregullin ndërsa nëse nuk identifikohet kush ka qenë shoferi atëherë dënimin do ta paguajë përgjegjësi i shoferëve të ndërmarrjeve.