Sipas analistit Arsim Zekolli, në zgjedhjet e fundit lokale të gjithë morën atë që meritonin. Siç tha Zekolli, BDI për herë të dytë mori kartonin e verdhë nga qytetarët, kurse VLEN për herë të parë.

Zekolli tha se asnjëra palë nuk kanë energji.

“Mendoj që qytetarët dhanë kartonin e dytë të verdhë VDI-së dhe kartonin e parë të verdhë VLEN-it. BDI-ja u ndëshkua, por nuk u sakatos siç e prisnin. VLEN-it ja dhanë një peshqesh, por nuk u shpërblye. Është tamam ajo që duhej të ndodhte, një barazim dhe secili ka marrë atë që meriton. BDI-ja e mori një fitore për ngushëllim, VLEN-i mori një fitore sa mos t’ del shpirti për hunde. Por shihet që as njëra palë e as tjetra nuk kanë energji”, tha Zekolli.